OPERATIVITETI NË KERKIMIN SHKENCOR

OPERATIVITETI NË KERKIMIN SHKENCOR

Asllan Vrapi, Fatmire Vrapi

82.99 €

Botimi universitar “Operativiteti në kërkimin shkencor” është hartuar posaçërisht për studentët, studiuesit e rinj, mësuesit dhe për profesionistët e shkencave të edukimit dhe sociale. Filozofia e botimit bazohet në qasjen se pavarësisht veçorive të disiplinave në përmbajtje dhe për nga objekti i studimit, të qenit operativ është një ndëveprim i domosdoshëm për efektivitetin e kërkimit shkencor. Përshkrimi me një gjuhë të thjeshtë dhe ilustrimi me shembuj të shumtë për çdo hap dhe aspekt të kërkimit shkencor e bën botimin të kuptueshëm dhe ndihmues për kërkime shkencore duke filluar nga raste të thjeshta deri tek studimet e thelluara. Një nga të veçantat e këtij botimi është përdorimi i foljes së veprimit në mënyrën urdhërore, në vetën e dytë numri njejës, madje përgjithësisht në numrin shumës. Kërkimi shkencor sasior, cilësor ose i kombinuar ka në bazë veprimin qoftë në studimin e materialit teorik, në aplikimin e metodologjisë dhe në hapat e tjerë operacionalë. Përdorimi i foljes veprore ose përshkruese në numrin shumës ka për qëllim që t’i tregojë dhe ta orientojë studiuesin se procesi i kërkimit shkencor është një proces bashkëpunues me të tjerët.

Pages:360
Published:2025
ISBN:979-8-89248-993-5
Language:Albanian
Category:Education, ⁠Pedagogy